Gryka e Kaçanikut – beteja vendimtare në kohën e sundimit osman


Pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes për uljen e tarifave të romingut Kosovë-Shqipëri, së shpejti priitet edhe zbatimi i marrëveshjes lehtësim qarkullimi në pikën kryesore  kufitare Kosovë Shqipëri.

Kosova, konkretisht ministria e infrastrukturës pritet të investojë në zgjerimin e rrugës në pjesën e Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë.

Ky investim në rrugën prej 600 metrash pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për lehtësira të qarkullimit të mallrave dhe transportuesve tjerë të mëdhenj.

Ai bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi do të vizitojnë të hënën këtë pikë kufitare për të parë së afërmi mënyrën e shpronësimit të pronave përreth.

Ministria e Infrastrukturës gjithashut në fund të prillit kishte përuruar shiritin rrugor shtesë po në Vërmicë por nga pjesa e Kosovës.

Derisa të nis zbatimi i të gjitha marrëveshjet Kosovë Shqipëri nuk do të ketë mbledhje të tjera të përbashkëta për tu arritur marrëveshje të reja por vetëm takime në kuadër të funskionalizimit të marrëveshjeve aktuale.