Nëse BDI nuk do të qëndronte pas Zoran Zaev dhe LSDM në zgjedhjet e fundit parlamentare, fakt është se Zaev nuk do të kishte qenë kryeministër, kështu është shprehur përmes një kolumne gazetari Jovanovski duke shkruar mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni informon TetovaSot. Ai me këtë rast pra se si BDI e bëri kryeministër Zaevin thotë se këtu nuk ka asnjë dilemë. Numrat ishin të tillë. Gruevski fitoi. Mbi të gjitha, “bombat e zbuluara për Gruevskin” janë një e vërtetë e dhimbshme, megjithëse ka shumë shpjegime për të.
“Nga ryshfeti dhe shantazhet e votuesve deri tek makineria e kontrolluar rreptësisht e mediave që drejtohej nga Pallati i Bardhë në atë kohë thotë Jovanovski përcjellë ts.

“Por le të themi se gjithçka ishte në rregull dhe se Gruesvki fitoi 51 dhe Zaev 49 deputetë. Çfarë do të ndodhte nëse BDI do ta kishte mbajtur parimin “fituesi me fituesin” dhe do të qëndronte me Gruevskin?” pyet Jovanovski

BDI sipas tij është një parti që që nga fillimi i saj ka pasur një qëllim ose orientim të vetëm, integrimin e Maqedonisë apo shqiptarëve etnikë në Maqedoni në strukturat euro-atlantike. Nuk është rastësi që flamujt e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë duke u parë çdo skenografi të partive. Nuk është rastësi që të vetmit që janë vazhdimisht të pranishëm në publik janë disa nga BDI, agjenda e vetme e së cilës janë takimet me ambasadorët e NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së.
“Vetë Ali Ahmeti e përcaktoi misionin e tij politik vetëm në drejtim të integrimit euro-atlantik”shkruan Jovanovski.
Sipas tij kjo është arsyeja pse publiku nuk ka parë kurrë një përfaqësues të zhurmshëm të BDI-së të marrë pjesë në ndonjë debat publik apo polemikë kur bëhet fjalë për reformën e kujdesit shëndetësor, ekonominë, politikën sociale apo ndonjë gjë tjetër që do të thotë një jetë më të mirë dhe më kualitative për qytetarët.

Ai thotë se sot, Bujar Osmanit iu bashkua edhe Izet Mexhiti me tezën se BDI është ajo që e bëri Zaevin Kryeministër. Po flasim për të njëjtin burrë që kishte tre mandate si kryebashkiakë.

“Më në fund, Ali Ahmeti dhe BDI kanë të drejtë që para elektoratit etnik shqiptar sot mund të mburren se janë pjesë e një qeverie që i siguroi Maqedonisë anëtarësim në NATO dhe dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE shprehet midis të tjerash publicisti Borjan Jovanovski duke u ndalur edhe në çështje tjera që e kishin trazuar skenën politike në qeverisjen e mëparshme të VMRO së deri tek momenti kur Zaev u bë kryeministër përmes BDI së.ts