Klaus Johanis është rizgjedhur president i Rumanisë, pasi që realizoi fitore bindëse në rrethin e dytë kundër lideres së Partisë Socialdemokrate, Vjorika Dançilla.

Sipas 88 për qind të votave të përpunuara, Johanis fitoi 63,2 për qind të votave, ndërsa kryeministrja e deritanishme Dançilla fitoi 36,8 për qind.

Johanis (60) i cili para se të hynte në politikë ishte profesor i fizikës në shkollë të mesme, tha se fitoren e pranon me “gëzim, falënderim, modesti dhe besim në Rumaninë”.

Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve ishte 49,87 për qind, që paraqet ulje prej 53,17 për qind sa votuan në vitin 2014.

Johanis tha se vetëm pasi që Partia socialdemokrate të dërgohet në opozitë, do të jetë e mundur të bëhet ajo që kërkuan rumunët