Manchester City ka arritur ta mposhtë sot në Etihad Stadium skuadrën e Everton me rezultat 2-1. Një ndeshje ylli i së cilës ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi dy gola për City derisa ndeshja u bë edhe më dramatike në fund, sidomos pas golit të Richarlison nga Everton.

Një ndeshje interesante, më shumë mundësi shënimi por që në fund arrin të triumfojë skuadra e Pepe Guardiolës, që është fitorja e tyre e parë për këtë vit.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Cityn të cilët patën mundësi për të shënuar por që nuk arritën të kalojnë në epërsi, pavarësisht se kishte një gol të anuluar.

Në pjesën e dytë City nuk vonon shumë dhe Jesus shënon një gol të bukur në minutën e 51-të te ndeshjes. Ishte një gol i mirë i Jesus me parabollë pas asistimit të Ilkay Gundogan.
Pas shtatë minutave prapë ishte Jesus që shënoi gol. Kësaj radhe pas një asistimi që mori nga Mahrez.

Por, ndeshja u bë shumë më e mirë në minutën e 71-të kur Claudio Bravo e bëri një gabim trashanik të cilin shumë mirë e shfrytëzuan lojtarët e Everton për të ngushtuar epërsinë në 2-1 me anë të Richarlison.

Nga kjo minutë City ishte në ethe pasi që Everton e kërkonte barazimin kundër kampionëve të Anglisë dhe shpesh i vuan ata në epërsi.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon të jetë në pozitën e tretë me 44 pikë, një pikë më pak se Leicester City që është në vendin e dytë.
Kurse Everton është në vendin e 10-të me 25 pikë.