Numër rekord i votuesve sot dolën në zgjedhjet lokale në Hong-Kong, që shihen si barometër i mbështetjes për lideren Keri Lam, mandati i së cilës është shënuar me protesta pothuajse gjashtëmuajshe, në të cilat shpesh pati edhe dhunë.

Të dhënat qeveritare tregojnë se deri më tani kanë votuar 1.524.675 persona, ndërsa të tjerët mund të votojnë edhe nëntë orë deri në mbylljen e vendvotimeve, transmetuan mediumet britanike.

Me këtë është tejkaluar dalja nga zgjedhjet e kaluara lokale prej para katër viteve.

Mbi 4,13 milionë votues në Hong-Kong kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, të parat prej fillimit të trazirave, të cilat në qershor e kapluan këtë territor autonom kinez.

Këshillat rajonal janë trupa më të ulët qeveritarë me mandat katërvjeçar, të cilët në 18 distrikte të qytetit kujdesen për problemet lokale, si transporti i qytetit apo objektet për rekreacion.