Shkupi është Qyteti i vetëm në botë ku sheshi i qyteti është shitur një firme private
“Qytetarë të ndërgjegjshëm” që ia duan të mirën qytetit kanë vendosur barin në pronë private, a Kryetari i Qytetit nuk i tregon emrat e personave sepse nuk dëshiron që ata të kenë pasoja juridike më vonë… Kjo tregon se ai e di që po e shkel ligjin, po i ngrati nuk guxon me prek në tjera anë, e haj ti m’shoj investitorit shqiptar, që nuk ka kush e mbron.
Gjatë festave të fundvitit, në po këtë tokë private ishin vendosur me qira tezga që ishin pjesë e “Winterland”…

Kujt i kanë paguar ato kompani qiranë? Ku janë paratë?
Deklarata ka të bëjë me “Shkallët Spanjolle” , projekti i famshëm që duhej të ndërtohet në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Me 31.01.2018, Gjykata Kushtuese e shfuqizon vendimin e Komunës Qendër, e cila e pamundësonte investitorin të fillojë me punimet

Marrëveshja për blerjen e tokës pas aukcionit publik u nënshkrua më 21.12.2012, e pjesë e marrëveshjes është edhe kjo pjesë;
“Hapësira dhe destinimi i parcelës nuk guxon të ndryshohet”… Që i bie se investitori është i obligueshëm të ndërtojë në stil baroku në bazë të kontratës dhe pjesë atij hoteli do të jenë edhe “Shkallët Spanjolle”.


E çfarë ka dallim Shilegov dhe Bogdanoviq nga Janakievski dhe Trajanovski nëse nuk e respektojnë ligjin?
A jemi dëshmitar të një “TNT” të ri?
Në bazë të nenit 112 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë definitive dhe kanë hynë në fuqi menjëherë.
E mbani mend se çfarë premtoi Z. Shilegov në kampanjën zgjedhore…
Duke qenë në pamundësi që ta lëviz një përmendore të vetme nga qendra e Shkupit dhe në pamundësi që ta ndal një projekt të vetëm që ka të bëjë me “Shkupi 2014” i hyri asaj që iu dok më lehtë…

Investitorit shqiptar, që ka marrë tokë në kohën e Gruevskit, e qytetarët aty kalojnë çdo ditë dhe sigurisht do të jenë kundër ndërtimit.
Z. Shilegov, qytetarëve u pengon edhe “Marriott” ama aty nuk guxoni të prekni sepse personi që ishte pasqyra e regjimit tani u bë biznes-partner i partisë tuaj.
Nuk dua që edhe kësaj ti jepet konotacion etnik, por nuk ka shpjegim tjetër… Nga njëra anë e ke një investitor shqiptar, nga ana tjetër një kryetar komune që publikisht përkrah politikat e Millosheviqit dhe mohon gjenocidin e Srebrenicës

Është e qartë se vendimi për ndërprerjen e punimeve është politik dhe këtë e thotë vet kryetari i Qytetit në deklaratën e sotme, por fatkeqësia më e madhe nuk është se një fytyrë politike sërish po e vendos këmbën mbi ligjin dhe kushtetutën, por se nuk ka përgjigje politike nga partitë që deklarativisht thonë që janë parti që mbrojnë interesin shqiptar.
Shuma e investimit do të arrinte në 14milion euro dhe do të punësoheshin 200 persona.