Veshmbathje e brenduar, këpucë, çanta, syze, këmisha, sheshirë, xhupë, pantollona e çfarë jo tjetër… Këto janë vetëm pjesë nga gjërat e konfiskuara nga shtëpia e Boki 13 në Orman. Aktakuza për lëndën “Reket” ka 60 faqe, ndërsa vetëm lista e gjërave të konfiskuara përfshinë 23 faqe, përcjellë Zhurnal.

Lista është tejet e madhe, ndërsa gjërat e konfiskuara janë futur në gjithsej 71 qese të mëdha të zeza. Gjithsej janë konfiskuar 1208 gjëra.

Të gjitha janë marka të njohura sikurse Gucci, Dolce Gabanna, Louis Vuitton, Versaçe, Dior etj. E brenduar madje ka qenë edhe pasqyrja para të cilës është veshur Boki 13. Pasqyra është e brendit Rolex.

Në qeset e mëdha të zeza janë paketuar gjërat në vijim: 60 mantela, 22 xhupa, 85 këmisha, 75 pantollona, 186 palë syze, 134 çanta, 148 maica, 26 kostume, 152 palë këpucë, 36 palë çizme, 66 palë trenerka, 30 sheshirë, 29 palë farmerka, 33 ripa, 55 sakoa, 25 palë papuçe etj…

Të gjitha këto gjëra të konfiskuara do të qëndrojë në Agjencinë për pasuri të konfiskuar derisa nuk përfundon procedura për “Reket” dhe derisa gjykata nuk sjellë vendim se çfarë do të nddodhë më tej me rrobat e konfiskuara.

Avokati i Boki, Sashko Dukovski kërkon që ti kthehet garderoba përshkak se nuk është blerë gjithçka gjatë periudhës sa udhëhieqt procedura.

Përpos rrobave atij i janë konfiskuar gjithashtu edhe dekorime të ndryshme të shtrenjta shtëpie. Më tej i janë gjetur fletpagesa nga butiqet më të njohura europiane sikurse Versaçe dhe Dolçe Gabana në Itali si dhe Sen Loren Paris dhe Burberry.

Megjithatë Boki 13 ende nuk dorëzohet dhe pohon se është i pafajshëm, por për këtë do të vendosë Gjykata Penale por ende nuk dihet se sa do të zgjatë procedura gjyqësore për të.