Filluan kalkulimet zgjedhore për komunën e Sarajit

Ditëve të fundit po ndizet debati rreth kandidatëve të mundshëm për garën elektorale lokale në disa prej komunave më të rëndësishme të vendit. Përderisa media të ndryshme raportuan për garë brendapartiake për disa prej komunave siç janë Tetova dhe Çairi, Saraji duket se nuk mbetet mbrapa në këto kalkulime parazgjedhore.

Përveç anketimeve në teren, disa emra kanë filluar të perfliten edhe nëpër rrjetet socijale.

Në Saraj të dy taboret e bllokut shqiptar kanë filluar kalkulimet. Nga BDI për Saraj përveç emrit të kryetarit aktual të komunës Blerim Bexheti përmenden edhe emrat e zv.ministrit aktual të transportit Bekim Rexhepi si dhe drejtorit të NKP “Higjiena Komunale” Shkup Abdusamet Shabani.

Kurse nga Koalicioni ASH-AAA siduket ende nuk e kanë definuar se cilës parti politike do ti takojë kandidati për kryetar komune por përfliten emrat e Qerim Mamutit, Bashkim Bakiut si dhe Orhan Murtezanit i cili deri para disa muajsh mbante postin e drejtorit të “Hekurudhave”.

Deri më tani askush nuk i konfirmon por as i mohon kombinatorikat brendapartiake, por paralajmërojnë garë të ashpër për komunat e vendit./derveni.info