Deputeti i sapo zgjedhur i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti, ka takuar qytetarët e Karshiakës, kësaj zone tradicionale shqiptare që vota për BDI-në, ka qenë e pakursyer.

Në takimin e përzemërt, si falënderim për votën unanime për BDI-në, z. Mexhiti deklaroi se ne nuk e harrojmë as zëvendësojmë Karshiakën, me asnjë zonë tjetër, sepse, e dimë sa ka hequr dje e cilat nevoja i ka sot.

Ne me besë e me zemër, kemi kërkuar votën tuaj, besimin Tuaj, ju na keni dhënë edhe votën edhe besën. Ne, tash fillojmë me realizimin e prioriteteve të Karshiakës, e cila nga një zonë tradicionale e jetës e punës, është bërë zonë nga largohen të rinjtë tanë. Do të krijojmë rrethana që Karshiaka të jetë krenare me bijtë e bijat e veta, duke krijuar mirëqenie këtu, në vendin e brezave të tërë që lindën e kanë nishane po këtu, në Karshiakë.

Ai ka ftuar qytetarët, të jenë aktiv, të aplikojnë për subvencionet, donacionet dhe investimet jo vetëm në bujqësi dhe zhvillimin rural, por edhe projektet tjera, për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe të hartojnë projekte për shërbimet e ndryshme ku shteti ofron përkrahje, sepse, kjo zonë, ka cekur z. Mexhiti, e meriton çdo përkrahje që ofron shteti, të cilin ne po e ndërtojmë dhe kontribuojmë si shtetas e qytetarë të denjë.