Me deklaratë të përbashkët të ministrave të kulturës të vendit dhe të Kinës, Hysni Ismaili dhe Luo Shugang, të cilët shprehën besim në realizimin e qëllimeve  të procesit 17+1, përfundoi  Forumi i 4-t i ministrave të kulturës të Kinës dhe 17 vendeve nga Evropa Lindore dhe Qendrore që po mbahet dy ditë në Shkup.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Kinës Luo Shugang deklaroi se e kanë ndarë vizitonin si mund të përforcohet bashkëpunimi në të ardhmen, duke theksuar se Deklarata e Shkupit dhe Plani për bashkëpunim në vitin 2020 dhe 2021 të cilat u miratuan dje.

Theksoi se partneriteti strategjik midis Kinës dhe Evropës në procesin 17+1 është i rëndësishëm bashkëpunimi kulturor dhe se kjo duhet të jetë më inovative, më gjithëpërfshirëse dhe më e gjerë, ndërsa jo do të bëhet nëse përforcohen lidhjet midis kulturës dhe fushave të tjera, si turizmi, tregtia, industria, sporti dhe shëndetësia. Në këtë rast, tha se krahas ueb platformës të inicuar nga ky forum, duhet të shfrytëzohen edhe rrjetet ekzistuese dhe forumet e ekspertëve, Qendra koordinuese 17+1 në Shkup, si dhe mundësitë që i ofron teknologjia.

“Populli kinez beson në unitet, se në unitet është e gjithë fuqia dhe se njerëzit mund të zhvendosin male nëse janë të bashkuar. Kemi besim të plotë në bashkëpunimin e ardhshëm  në kulturë në Procesin 17+1 sepse do të ndërtohet me konsensus dhe me përpjekje të përbashkëta të promovohen vendet dhe të krijohet lidhshmëri më e madhe midis popujve”, theksoi Luo Shugang.

Ai shprehu falënderim për, siç tha, pritjen e shkëlqyer në vendin tonë dhe për mundësinë për të parë vende të bukura. Në prag të Forumit në fundjavë ai i vizitoi Ohrin dhe rrethinën e Shkupit dhe shqyrtoi monumentet kulturore. Përshtypje të mira ka pasur në Filarmoni dhe i ftoi institucionin  ta vizitojë vendin e tij, ndërsa gjithashtu edhe ekspertët për trashëgimi kulturore.  Do të stimulojnë, tha, edhe artistë të tyre të vijnë në vendin tonë, ndërsa personalisht ai si ministër i Kulturës dhe Turizmit do t’i inkurajojë bashkatdhetarët e tij  ta vizitojnë vendin.

“Unë do të jem ambasador i cili do ta promovojë imazhin e Maqedonisë së Veriut sepse ka shumë të ofrojë dhe me kulturën e saj, dhe me natyrën e saj”, theksoi Shugang.

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili bëri të ditur se në Forum është dakorduar të avancohet edhe përforcohet bashkëpunimi kulturor, ndërsa në të njëjtën kohë më shumë vëmendje t’i përkushtohet promovimit të trashëgimisë kulturore, produksionit dhe shpërndarjes së filmit, industrive kulturore dhe krijuese, artit bashkë[kohor dhe fushave të tjera të rëndësishme.

“Përmes Deklaratës e cila me aklamacion e pranuam, u dakorduam për realizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme të cilat janë pjesë e Planit për bashkëpunim kulturor midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në vitin 2020 dhe 2021, me të cita besoj se do të bëjmë një hap të madh drejt trasimit të bashkëpunimit edhe më dinamik. Plani do të implementohet në pajtim me ligjet dhe rregullat në çdo vend”, tha Ismaili në deklaratën e përbashkët me ministrin kinez pasi e shikuan ekspozitën e përhershme në Muzeun Arkeologjik. Në këtë rast Ismaili shprehu ngushëllim për viktimat e tërmetit  në Shqipëri.