Çfarë mund t’i dhurosh dikujt që ka gjithçka? Edhe pse Cristiano Ronaldo, i cili ka mbushur 35 vjeç këtë të martë, është një nga ata që dhuratat pëlqen t’i bëjë, më shumë sesa t’i marrë.

Mes familjarëve, kolegëve dhe tifozëve të thjeshtë, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është kursyer për të gjetur dhuratën e duhur për të gjithë.

Qershorin e kaluar, për shembull, ka lënë një bakshish prej pothuajse 20 mijë eurosh për personelin e resortit luksos Royal Villa Methoni. Një shpërblim për të gjithë punonjësit, që e kanë ndihmuar të kalojë disa ditë pushimi i pashqetësuar.