Klubi i Mundjes Liria ka vite me radhë që përveq se është kampion i pa konkurrencë, zhvillon edhe shumë aktivitete të ndryshme në vendin tonë, e ndër to edhe aktivitete humanitare.

Këtë më së miri e kanë dëshmuar edhe ish- mundës që kanë dalë nga kjo çerdhe kampionësh të sportit, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme. Ish-mundësi Berat Vrenezi, në bashkëpunim me KM Liria, nesër do të ndajnë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë. Në vigjilje të festës së madhe të Fitër Bajramit, ish-mundësi i klubit Berat Vrenezi (që aktualisht jeton dhe vepron në SHBA), në bashkëpunim me stafin e klubit të mundjes Liria, gjatë ditës së nesërme do të ndajnë gjithsej 200 pako ushqimore për familjet në nevojë nga vendi ynë.

Për këtë arsye nga klubi kanë njoftuar familjet në nevojë që ndarja e pakove ushqimore do të bëhet nesër te palestra sportive “Mentaz Allajbegu”, me fillim në orën 13.30.