Inxhinieri, Arben Dervishi, në studion e lajmeve në RTV Ora, teksa ka folur për situatën e krijuar nga tërmeti, ka shpjegur se në Durrës, pas tërmetit të parë, ka patur pallate që ishin shpallur të pabanueshme, por varfëria i ka detyruar banorët të kthehen përsëri.

Dervishi: Objektet në Durrës, nëse janë projektuar drejtë janë projektuar për intensitete më të larta se këto lëkundje që janë regjistruar. Nëse kemi objekte të cilat nuk kanë dërtime në strukturë, natyrisht këto objekte i rezistojnë më së miri këtyre goditjeve.

Pra qëndrueshmëria e strukturës është e garantuar. Kurse në ato objekte ku ka dëmtime stukturore që në tërmetin e parë, natyrisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nëse objekti është dëmtuar rëndë, atëherë ai mund të mos i përballojë këto pasgoditje dhe nuk duhet lejuar që njerëzit të kthehen në të.

Është detyrë e ekspertëve të përcaktojnë kush objekt duhet të banohet dhe kush objekt nuk duhet të banohet. Ka patur dhe pallate që janë shpallur të pabanueshme por varfëria i ka bërë banorët që të shkojnë atje. Pushteti lokal dhe qendror duhet të ishte shumë kërkues.