Investime deri 17 miliardë euro në 20 vitet në vijim në sektorin energjetik parasheh Strategjia më e re për periudhën deri në vitin 2040, që e përpunoi Qendra për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm pranë ASHAM.

Me Strategjinë janë implementuar trendet aktuale në botë, por ato janë adaptuar me mundësitë dhe resurset energjetike që i ka shteti. Me atë rast, është përmbushur nevoja për energjense të qytetarëve dhe çmimi të mos jetë dukshëm i rritur.

Strategjia parasheh tre skenarë – referent, skenar të tranzicionit energjetik dhe skenar të gjelbër. Prej tyre, më lehtë i realizuar, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, është skenari referent, por duhet të shqyrtohen edhe dy skenarët e tjerë.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë dy viteve e gjysmë janë bërë hapa të rëndësishëm në sektorin energjetik për ç’shkak shteti, siç tha, është kahëzuar si ldier në zbatimin e reformave në sektorin energjetik.

Nga Sekretariati i Komunitetit energjetik shpresojnë se Qeveria do të fillojë me realizimin e skenarit të gjelbër. Porosi të këtillë përmes video fjalimit dërgoi drejtori i Sekretariatit të Komunitetit energjetik, Janez Kopaç.

Strategjia për energjetikë duhej të sillej që në vitin 2015.