Me rindërtimin rrjedhës të aksit rrugor nga Pelince deri në vendkalimin kufitar Pelince do të rrumbullaksohet rehabilitimi i tërë infrastrukturës rrugore në pjesën e komunave Kumanovë, Nagoriçan dhe Rankovc.

“Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore janë prioritet numër një  në këtë Qeveri. Këtu kalon Korridori evropian 8 dhe investimet që i realizojmë  së pari janë kahëzuar për zhvillim  të Korridorit  i cili për ne është drejtim  rrugor strategjik”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë vizitës së sotme të punës  në komunën Nagoriçan i Vjetër.

Në pjesën e infrastrukturës rrugore, theksoi Sugareski,  në rrjedhë është aktivitet i fuqishëm ndërtimor. “Konkretisht komuna Nagoriçan i vjetër, përfunduam me rehabilitimin e aksit rrugor deri në Pelincë. Në këtë moment bëhet fjalë për rehabilitim  nga Pelinci deri në vendkalimin kufitar që është veçanërisht shumë i rëndësishëm  për të gjitha vendet e populluara dhe qytetarët që gravitojnë këtu ndërsa janë mbi  4500 qytetarë.  Investimi i tërësishëm është 1,5 milion euro. Gjithashtu janë rikonstruuar edhe disa drejtime tjera rajonale në Kumanovë dhe rajonin e Kumanovës, drejt Rankovcit, ashtu që do ta rrumbullaksojmë  tërë infrastrukturën rrugore në këtë rajon”, tha Sugareski.

Sipas tij, në resorin “transport” ka dinamikë të shkëlqyer të realizimit të investimeve  kapitale. Janë realizuar rreth 70 për qid në infrastrukturën rrugore, mbi 70 për qind në ndërtimin e gazsjellësit, 64 për qind në ndërtimin e hekurudhës dhe 100 për qind ndërtim i banesave sociale.