Alexis Sánchez po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij. Transferimi te Interi nuk rezultoi ashtu siç ishte parashikuar, pasi sulmuesi kilian pësoi një dëmtim që e mbajti shumë kohë jashtë fusheve dhe nuk mundi të tregonte dot vlerat e tij.

Tashmë në Milano nuk e duan më dhe ai do të largohet në merkaton e verës. klubi i parë i ofruar është Roma.

Kryeqytetasit do të kërkojnë shërbimet e 31-vjeçarit këtë verë me një çmim të leverdisshëm, ndërkohë që drejtuesit e Manchester Unitet të cilët zotërojnë dhe kartonin e tij, do të kërkojnë të rikuperojnë sadopak nga 34 milionë eurot e shpenzuara në 2018-ën për ta blerë nga Arsenali.

Mbetet për t’u parë edhe çështja e pagës, me Sanchez, që përfiton rreth 10 milionë euro në sezon, shifër që Roma nuk është e gatshme ta ofrojë.

Nëse do të dojë të luajë akoma në nivele të larta, latinit do i duhet të ulë ndjeshëm pretendimet e tij financiare, teksa ofertat për të në Europë janë me pikatore.