Skuadra e Interit ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 2:1 Fiorentinën në stadiumin ‘San Siro’.

Antonio Kandreva hapi rezultatin në minutën e 44’, pas një asistimi nga Lautaro Martinez.Mirëpo miqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 60’, përmes Martin Kaseresit.

Ky rezultat nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, me Interin që riktheu epërsinë me një gol të bukur të Nikolo Barella. Në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, skuadra e Interit do të takohet me Napolin.