Matteo Politano duket i destinuar për tu largura nga Interi në këtë merkato janari.

Mesfushori me tipare sulmuese pasi dështoi të transferohej tek Roma, ndonëse kishte kryer edhe vizitat mjekësore, tashmë është në optikën e një tjetër klubi në Serie A. Politano pritet të transferohet te Napoli, ku e pret me padurim Gennaro Gattuso, pasi e sheh si ideal për krahun e djathtë të sulmit.

Presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis ka arritur akordin me Marottën për transferimin e lojtarit në huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 25 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa tani po punohet për të arritur marrëveshjen edhe me vetë Politanon.

Në të dy kampet ka optimizëm, pasi Politano nuk dëshiron të qëndrojë akoma te Interi, duke qenë se shpreson ende për një ftesë për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë. Në orët në vijim pritet një zyrtarizim i këtij operacioni në këtë merkato janari.

Mg Milano 10/03/2019 – campionato di calcio serie A / Inter-Spal / Matteo Gribaudi/Image Sport
nella foto: esultanza gol Matteo Politano