Produktet kryesore për mbrojtje nga koronavirusi të cilat shiten në farmacitë (maska, alkool, doreza), janë paraparë në vendimin e djeshëm të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Pasi që vendimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare me çfarë në fakt do të hyjë edhe në fuqi nga ai moment Inspektorati i Tregut do të fillojë kontrolle në farmacitë në të gjithë shtetin, bëri të ditur sot zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Sipas drejtorit Stojko Paunovski, Inspektorati i Tregut do të zbatojë çdo vendim të Qeverisë dhe do të kryejë mbikëqyrje.

“Kuptoni se jemi ekonomi tregu dhe se vetëm ato çmime që i formon shteti janë kufizuar. Për këtë, Qeveria doli me përkufizime shtesë të çmimeve të caktuara. Megjithatë, kemi lënë të mos humbasin edhe tregtarët. Shohim si është çmimi i importit dhe normalisht, për këtë i kthejnë çmimet të prodhimeve të caktuara me gjendjen më 9 mars, pasi filloi gjendja e krizës”, theksoi Paunovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm me distributorët e ushqimit dhe përfaqësuesit e supermarketeve të mëdha.

Lidhur me mosrespektimin e vendimit qeveritar për punën e kafiterive, lokaleve dhe byrektoreve, Paunovki informoi se tashmë dhjetë objekte janë mbyllur, ndërsa janë paraparë edhe gjoba sipas Ligjit për konsumatorë.

“Çdo ditë po përmirësohet. Por, disa ose bëhen sikur nuk kanë dëgjuar, ndërsa disa keqpërdorin. Për këtë është këtu Inspektorati. Të gjithë 130 inspektorët, madje edhe udhëheqësit, janë në terren dhe veprojnë. Nëse është kafene për dërgim, disa ulen dhe në situata të tilla, normalisht, veprojmë. Për këtë tashmë 10 objekte janë mbyllur. Një pjesë, besoni, keqpërdorin. Këtë nuk mund ta ndalojmë, por shkojmë edhe më tej ku do të hasim, veprojmë sipas vendimit të miratuar nga Qeveria”, potencoi njeriu i parë i Inspektoratit të Tregut, duke shtuar se vetëdija e qytetarëve duhet të vijë në shprehje.