Iniciativës humanitare të Komunës së Çairit për vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri do t’i bashkangjiten edhe familja e madhe e sportit – grupi i tifozëve “Shvercerat”, me të cilët gjatë ditës së nesërme do të realizojmë bashkë aksion e rradhës humanitar.

Faleminderit të gjithë atyre që janë të gatshëm të japin kontributin e tyre duke lehtësuar dhimbjen e madhe të bashkëkombasve tanë.