Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta finalizimin e marrëveshjes së djeshme midis BDI-së dhe LSDM-së për formimin e Qeverisë së re e ka quajtur një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Kreu i shtetit shqiptar z.Meta ka shkruar në rrjetin social Facebook lidhur me këtë marrëveshje se rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian ka thënë Meta

“Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera” është shprehur Presidenti shqiptar Ilir Meta.