Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov që të na vizitojë dhe në vend të sheh qendrën e Komunës së Shuto Orizares ku ai i përket nën qytetin e Shkupit dhe të bindet për kushtet e vetë qendrës së Shutkes, ne nuk jemi kundër ndërtimit në Butel dhe Karposh por ne duam të ndërtohet edhe në vendin tonë njejtë sepse paguajmë kontribute ashtu si ata dhe vlersohemi si qytetarë të klasit të dytë, mendoj se kjo nuk është e drejtë dhe është e hjishme që kryetari i të gjithë qytetit të e ndajë popullin në këtë mënyrë.
Në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë të postojmë të gjitha gjërat që janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe do të jemi zëri i popullit që të gjitha komunat të jenë të barabarta dhe të mos ndahen.
Më poshtë do t’ju tregojmë fotografitë e marra nga profilet e vetë komunave dhe do të bëjmë një krahasim me komunën tonë.

Me respekt
Iljaz Leskovica