Ra kryeministri shqiptar e u pamë. Kjo i shkon tejmase Zoran Zaevit që ia zbuloi se cfarë fshihet brenda tij .Ai duket se ka mallë për këtë post që e humbi për shkak të politikave të dështuara të tij. Kur ka zgjedhje të parakohshme dihet se qeveria kë dështuar dhe Zaev nuk përjashtohet në këtë drejtim.

Ideja e kryeminisrit shqiptar e zbuloi se Zaev nuk ndryshon nga paraardhësit e tij .Kjo ide e nxorri blof shoqërinë e tij të famshme për të gjithë.

Njeriu që kurrë nuk fitoi dhe u bë kryeministër duke thyer vetë i pari rregullin se si nuk duhet të vish në krye të Qeverisë tani po bën luftë me ” mullinjtë e erës”. Ai kujton se kanjë parti shqiptare që shkon bashkërisht në zgjedhje dhe mund që tjerët ti përjashtojë .Shqiptarët janë shumë më tepër nga cfarë mendon Zaev. Ato nuk janë një grusht njerëzish që ai i manipulon prej vitesh.Cështja shqiptare është shumë më e madhe se sa ideja e tij mashtruese ” shoqëri për të gjithë” por vetëm shoqëri e barabartë nuk është.

Zaev akoma nuk i ka fituar zgjedhjet dhe sillet si një despot politik që merr të drejtën të përjashtojë të gjithë ata që e sfidojnë atë.Ai e ka pikë të dobët BDI-në sepse në qeverisjen e tij është bërë sic ka thënë po BDI.I dijnë të gjithë se Zaev ditën e parë ka thënë tjera gjëra, qoftë përmes obortarëve të tij ose satelitëve shqiptarë që i ka brenda subjektit të tij, por të nesërmen ai vetë i ka përpirë fjalët e tij.

Zaev edhe në kohë pandemie u mundua të ulë pagat e administratorëve por ndodhi ajo që tha BDI se kjo nuk do ndodhë kurrë.
Zaev tentoi të rikthejë Parlamentin duke mbledhur nënshkrime dhe duke manipuluar edhe deputetë të opozitës shqiptare, por nënshkrimet u tretën. Në grackën e tij ranë partitë shqiptare të kontrolluara nga ai, por jo BDI.Nënshkrimet u hudhën si mbeturina diku dhe qëllimi i ish kryeministrit nuk u realizua kurrë.

Tani Zaev do dy gjëra.Zgjedhje sa më parë në kohë pandemie dhe tentim që ta realizojë ëndrrën e tij të madhe në rast bojkotit të zgjedhjeve nga VMRO që të merr mjaftueshëm deputetë që mos ketë asnjë parti tjetër shqiptare në qeverisjen e tij dominante ose të justifikohet se e ka vetëm Lëvizjen Besa që hipotetikisht mund ti jep një post zëvendëskryeministri formal dhe ta vazhdojë kamuflimin e tij .

Ai është tashmë i lexuar para qytetarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi .Njerëzit kërkojnë një kryeministër të ri me mentalitet tjetër dhe jo me mashtrime të sofistikuara që i bëjnë të besojnë njerëzit në ” babadimra”.

Zaev kujton se njerëzit akoma merren me VMRO-në dhe të përfitojë nga kjo. Njerëzit merren me kryeministrin e fundit, kuptohet jo ai i qeverisë teknike por i qeverisë politike dhe ai ishte Zaev dhe ai doli i dështuar sepse ishin gjërat qe i dolën nga kontrolli dhe e coi para kohe vendin në zgjedhje për shkak të politikave të dështuara të tij që mundohej të justifikonte cdo gjë dhe tek të tjerët e gjente fajtorin e madh.

Kryeministri shqiptar e trazoi Zaevin dhe ngjalli zemëratën e tij politike dhe përjashtuese. Por a do të ketë luksin të përjashtojë BDI-në pas rezultatit të zgjedhjeve ,këtë do ta sheh së shpejti. Zaev ka harruar se ishte BDI që ia dha luksin të qeverisë dhe mund të jetë përsëri BDI që mund ta rrëzojë nga froni hiç më larg se muajin tjetër.