Vlerësimi mesatar për jetën e përgjithshme në shtëpitë studentore, në shkallë nga një deri 5 është 2,93. Kushtet e këqija për jetesë në konvikte, mungesa e mjeteve dhe hapësirave për mësim dhe mungesa e aktiviteteve sportive dhe kulturore ndahen si fusha kryesore nga interesu për studentët-banues.

Këtë e theksoi Martina Ilievska nga ekipi i hulumtuesve në prezantimin e sotëm të dy hulumtimeve për standardin studentor “Si shpenzohen mjetet e Shtëpisë shtetërore studentore – Shkup” dhe “Perceptimet për korrupsion të standardeve në SHSHT – Jetë studentore e mundimshme”, e cila i përket periudhës nga viti 2015 deri në vitin 2018 dhe nga rezultatet nga anketimi në terren i 300 studentëve – banues.

Qëllimi i këtyre hulumtimeve, të përpunuara nga ana e anëtarëve të Forumit rinor arsimor (FRA), është që të shihet dhe vërtetohet në çfarë mase buxheti i SHSHT dhe shpenzimi i tij nuk i përmbush nevojat e banuesve në konviktet “Kuzman Josifovski-Pitu”, “Goce Dellçev” dhe “Stiv Naumov”.

Rreth 90 për qind e banuesve kurrë nuk janë konsultuar, ndërsa 19 për qind nuk kanë kohë, ndërsa 18 për qind nuk janë informuar si të kyçen, nuk besojnë se mund të ndryshojnë diçka dhe 10 për qind besojnë se në marrjen e vendimeve janë kyçur vetëm ata studentë që janë të afërt me udhëheqësinë e konvikteve. Madje 55 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se shtretërit shpërndahen me përkatësi partiake.

Nga ekipi hulumtues për përmirësim të cilësisë së jetesës së standardit jetësor të studentëve në shtëpitë deri te organet kompetente dërguan disa rekomandime.

“Shtëpia shtetërore studentore – Shkup në bashkëpunim me institucionet kompetente të bëjë vlerësim themelor të gjendjes në secilin konvikt  lidhur me kushtet për jetesë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të sigurojë mjete nga buxheti shtetëror për përmirësim e kushteve: në vitin studentor 2019/2020 SHSHT të sigurojë kushte për zgjedhje korrekte dhe transparente me këshill të banorëve në të gjitha tre konviktet dhe formim i Këshillit të qirasë, nivel i SHSHT, organizim i takimeve me organet, të cilët i mbrojnë studentët nga veprimet korruptuese (MPB, Inspektorati shtetëror i arsimit), me qëllim të informimit dhe rritjes së besimit ndaj tyre, theksuan në prezantimin e sotëm.