Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha sonte është i ftuar në ‘Click-plus’ në Tv21, ku po diskutohet rreth debatit të fundit për njësitë zgjedhore në vend. Hoxha shtoi se kjo iniciativë është e gabuar nga partitë e vogla që përkrahen nga LSDM-ja dhe se një njësi zgjedhore dëmton përfaqësimin e shqiptarëve.

Ai më tej ka shpalosur një detaj shumë të rëndësishëm, ku ka thënë se VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdimisht takohen fshehtas, madje edhe pa BDI-në për ndryshimin e kodit zgjedhor.

“VMRO dhe LSDM gjashtë muajt e fundit kanë takime permanente për kodin zgjedhor dhe nuk jemi të përfshirë as ne si Lëvizje Besa që jemi partia e 4 nga viti 2016 e as BDI në këtë Kod zgjedhor dhe kjo nuk është e sinqertë që të përjashtosh shqiptarët nga ky proces, mbahen dhe informacionin e kam të sigurtë dhe i di personat që po zhvillojnë negociatat në formë permanente gjashtë mujore nuk është prej tash”, ka thënë kështu Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa.