“Për kët rast urgjent ofrojm 20 Dhoma te gatshme për strehim gjithashtu ju sigurojmë edhe ushqimet dhe gjërat elementare për kët periudhë”

Në një postim të bërë në facebook, pronarët e hotelit “Victoria Palace Crep në Komunën e Kamenicës deklarojnë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar familjet që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.

Në vazhdim, teksti i postuar:

Hotel Victoria Palace Crep ne komunën e Kamenicës solidarizohet me gjendjen aktuale të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri.
Për kët rast urgjent ofrojm 20 Dhoma te gatshme për strehim gjithashtu ju sigurojmë edhe ushqimet dhe gjërat elementare për kët periudhë.
Ju lutem shperndaheni kët mesazh sa më shum me shpres që të arrij në familjet apo Individët që kan nevojë.
Numrat kontaktues:
+38345 884 882
+41 76 438 80 56
+383 44 869 300

Oh ZOT i madh ndihmoj vëllezërit e motrat tona në Shqipëri