Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani për TV21 ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është diskutuar për kolonat e gjata që u panë dje në hyrje dhe daljet e vendit, kanë vlerësuar se situata është alarmante ndërkaq apelojnë që qytetarët të mos e keqpërdorin kufirin.

“Qeveria sot ka diskutuar për kolonat e gjata në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sepse, pamjet e ditës së djeshme nga kalimi i qytetarëve në vendkalimin kufitar në Bllacë është tejet shqetësues edhe njëherë apeloj që qytetarët mos ta keqpërdorin kufirin, sepse pothuajse pjesa më e madhe që e kanë kaluar kufirin, në po të njëjtën ditë kanë shkuar dhe janë kthyer”

Është diskutuar edhe për kapacitetet shëndetësore në vend, për të luftuar valën, siç thotë të tretë të Kovid-19. Njofton se ditëve në vijim do të fokusohet në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektim të masave.

“Vala e tretë është mjaftë agresive dhe u diskutua për të gjitha masat e mundshme për të stabilizuar numrat e të infektuarve të rinj, meqë kapacitet në spitale, pa ato modulare dhe në Kozle, janë pothuajse të mbushur. Jemi të brengosur për situatën dhe ditët në vijim do të futet në funksion edhe spitalet modulare dhe Kozle, si qendra për Kovid. Ditët në vijim do të fokusohemi për ngritjen e vetëdijes së qytetarët për respektim të masave anti-Kovid”, tha Hasani.