Ka eskaluar situata dhe shqiptarët kanë dalur të gjithë në rrugë.

Në lagjen Hasanbeg të Shkupit ka eskaluar situata, duke bërë që banorët shqiptarë të dalin në turma në rrugë.

Sipas raportimeve të qytetarëve, dhe përmes një video live në Facebook, kjo ka ndodhë për shkak se policia ka shkuar në shtëpi të disa shqiptarëve aty për t’i prangosur dy persona.

Nuk është dhënë informatë se për cilat arsye po prangosen këta dy persona, që sipas raportimeve të para janë shqiptarë.

Dalja ka ndodhë, sipas raportimeve, për arsye proteste ndaj veprimeve të policisë.

Ata që kanë transmetuar tubimin e shqiptarëve kanë thënë se Njësia Speciale maqedonase ka përdorur edhe dhunë.

Kjo megjithatë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.