Ekspozita e 13-të tradicionale ndërkombëtare figurative për fëmijë dhe të rinj “Flora dhe fauna – burim i jetës dhe bukurisë” do të hapet sot në Shkup, në organizim të Qendrës figurative për fëmijë-Shkup, me mbështetje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç informojnë nga Qendra figurative Hari do të ndahen edhe çmime për pjesëmarrësit – artistë të rinj nga vendet-pjesëmarrëse nga jashtë dhe pjesëmarrësit vendorë në të gjitha kategoritë e moshës prej 5 deri 23 vjeç. Gjithsej do të ekspozohen 450 krijime figurative, ndërsa në të gjitha kategoritë do të shpërblehen 180 krijues të rinj më të suksesshëm nga vendi dhe jashtë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 2 dhjetor të këtij viti, ceket në kumtesë.