Duke iu referuar si “Nostradamusi i sëmundjes” së COVID-19, grupi i hakerëve e ka kritikuar Bill Gates për mbështetjen e, siç thonë ata, një sistemi mbikëqyrës që do të shfrytëzonte të dhënat e qytetarëve, për të kuptuar kush është i prekur me pandeminë, transmeton lajmi.net.

Ata e kanë cilësuar një metodë të tillë si barbare, duke thënë se sistemi në fjalë, i aplikuar në Kinë, ka shkelur të drejtat themelore njerëzore.

Videoja është publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ të dielën në ora 20:00.

Ndër të tjera, ‘Anonymous’ e ka akuzuar miliarderin edhe për tentim të monopolizimit të teknologjike. Po ashtu, grupi ka ngritur zërin edhe ndaj, siç pretendojnë ata, përfshirje ekonomike të shefit të ndërmarrjes Microsoft në biznesin farmaceutik, si një investitor i jashtëm.

“Ti mund ta kesh koorporatën e medieve, por ne ende e posedojmë internetin”, kanë përfunduar me këto fjalë videon grupi i hakerëve.