Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi, ka thënë se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, po vazhdon të intervistohet në Prishtinë nga Gjykata Speciale.

Sekretari i BDI-së, i cili tashmë e mban postin e zv-kryeministrit në Maqedoni, ka thënë për Gazetën Online Insajderi.com, se nga ora 09:30, Ahmeti është duke u intervistuar nga prokurorë të speciales,përcjell INA.

Ai shtoi se me gjasë edhe nesër do të vazhdojë intervistimi.

Grubi, tha se Ali Ahmeti, po intervistohet në rolin e themeleusit të Lëvizjes popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kryetari Ahmeti është në Prishtinë ku po intervistohet nga zyrtarë të prokurorisë speciale të Kosovës në cilësinë e dëshmitarit për rolin e tij si themelues i UÇK-së dhe LPK-së. Intervistimi filloi sot ne ora 09:30, ndersa pritet te përfundojë pasdite. Por, ka gjasa se do te vazhdojë dhe nesër për të përfunduar pasdite dhe pastaj kthehemi ne Shkup”, tha ai.