Shqiptarët si asnjëherë më parë nuk kanë patur më shumë fuqi politike dhe pushtet si tani përfshirë Ministritë më të rëndësishme që ata do ti drejtojnë njerëz profesionistë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.Në vijë të kësaj është edhe një funksion i lartë që ka të bëjë me Ministrinë e Sistemit Politik që do ta drejtojë Artan Grubi informon TetovaSot.
Për herë të parë kjo ministri vendoset në ndërtesën ku është edhe vetë kreu i Ekzekutivit Zoran Zaev pra vetë Grubi do jetë përballë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut edhe me zyrë por edhe me punë për të treguar fuqinë politike të shqiptarëve përcjellë TetovaSot.

Në fakt kjo fuqi e shqiptarëve u papër herë të parë edhe gjatë Seancës në Parlament ku Zoran Zaev dhe Artan Grubi ishin të barabartë edhe në ulësen gjatë mbajtjes së fjalimit të tyre.
Ndryshe BDI fituese e zgjedhjeve Parlamentare të 15 Korrikut ka edhe ministri të tjera të fuqishme përfshirë atë të Financave që drejtohet nga Fatmir Besimi ,ajo e Ekonomisë e drejtuar nga Kreshnik Bekteshi si dhe një tjetër ministri shumë e rëndësishme që drejtohet nga Bujar Osmani i cili do të jetë në krye të diplomacisë, si shqiptari i parë në këtë pozitë.Gjithashtu BDI në këtë mandat do të ketë edhe kryeministrin e parë shqiptar në Marrëveshjen me partnerin e Koalicionit .TetovaSot