Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, sot përmes një konference për shtyp të mbajtur në Press Qendrën e Qeverisë, ka folur mbi prioritet e digasterit që ai drejton, duke vënë theksin edhe tek administara

“Në bashkëpunim me Jetonin, ministrin për shoqëri informatike dhe administratë në afat sa më të shpejtë, do të sigurojmë që të gjithë të punësuarit të sistemohen në vende të punës në pajtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, në institucione shtetërore. Do të njohim diplomat e fakultetit të të gjithë administratorëve dhe do ti frymëzojmë që të mbindërtojnë vetën dhe të shohin të ardhmen në këtë vend”, tha Grubi

Grubi tha që si Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, përgjegjës për koordinim të çështjeve dhe resorëve politik, kam për obligim që të kujdesem edhe për mbarëvajtjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe për një kohezion të mirëfilltë dhe efikas në shoqërinë tonë e cila do të jetë e barabartë për të gjithë.