Pavarësisht koronavirusit, Greqia ka vendosur të mirëpresë turistët edhe këtë verë. “Turistët do të jenë të mirëpritur ta vizitojnë Greqinë këtë verë, por rregullat e distancës sociale do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi”, tha ministri grek i turizmit, Harry Theocharis.

Theocharis tha se Greqia ka mirëpritur turistët për “më shumë se 50 vite” dhe “ne duam të vazhdojmë të tregojmë mikpritjen për të cilën jemi njohur shumë”. Ai shtoi se turistët duhet të ndjehen të sigurt në Greqi, pasi vendi do të marrë masa paraprake të rrepta.

“Sigurisht që do të marrim masa paraprake përsa i përket kërkesave para udhëtimit, por edhe vetë udhëtimit, mënyrës së qëndrimit. Do të zbatohen rregullat e distancës sociale. Ka shumë gjasa që ne do të kemi disa kërkesa para udhëtimit,” tha Theocharis, duke iu referuar sugjerimit që udhëtarët duhet të bëjnë një test koronavirusi përpara se të lejohen të hyjnë në Greqi