Me aeroplan S-130 të aviacionit ushtarak, me dy qen nuhatës dhe pajisje speciale, 27 persona nga Njësiti special për ballafaqim me katastrofat të shërbimit zjarrfikës grek, janë nisur nga Athina që t’u ndihmojnë autoriteteve shqiptare, derisa megjithatë nga Janina me automjete zjarrfikëse speciale 15 persona janë nisur në drejtim të Shqipërisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç bëjnë të ditur nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtje Civile të Greqisë, vendi menjëherë i  është përgjigjur kërkesës së Shqipërisë përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile për dërgim të ndihmës pas tërmetit të fortë  dhe me vendim të kryeministrit grek ka dërguar ndihmë përkatëse.

Kirjakos Micotakis, në mëngjesin e sotëm shkurt para se të niset në takime me kolegun e tij italian në Romë në aeroportin ushtarak në afërsi të Athinës e vizitoi pjesën ku ndodheshin dhe përgatiteshin zjarrfikësit për të fluturuar për në Shqipëri.

“Ka ndodhur një tërmet i madh, është shumë me rëndësi gjithmonë të jemi të përgatitur dhe të ndihmojmë atje ku nevojitet. Dëshiroj të reagoj shpejt dhe të  shpëtojmë jetë. Atë e bëni me përgjegjësi të madhe dhe me seriozitet të madh. Jemi shumë krenarë që kemi mundësi dhe në mënyrë operative t’i ndihmojmë vendit fqinj”, u tha kryeministri zjarrfikësve të Njësitit special për ballafaqim me katastrofa, shkurt para nisjes së tyre për në Shqipëri.