Një argjendari me stoli antike, me vlerë më shumë se 1 miliardë euro, është grabitur në një muze në Dresden të Gjermanisë.

Hetuesit gjermanë thonë se grabitësit e kishin kryer vjedhjen që në orët e para të mëngjesit.

Mallrat e vjedhura, sipas “Bild”, kanë një vlerë prej gati 1 miliardë euro.

Hajdutët kanë fikur sistemin elektrik të muzeut, për të asgjësuar alarmet, dhe më pas janë futur nga një dritare.

Ata kanë hyrë vetëm te argjendaria dhe kanë marrë diamante të lashtë e gurë të çmuar që vlenin me qindra milionë euro. Më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Një argjendari me stoli antike, me vlerë më shumë se 1 miliardë euro, është grabitur në një muze në Dresden të Gjermanisë.