Nuk është hera e parë që nëna shqiptare bëhet objekt sharrjesh dhe ofendimesh nga shumë figura të ndryshme përfshirë edhe analistë dhe opinionistë të ndryshëm.Për qëllime të caktuara ata ndërlidhin frustrimet e tyre me çështje që nuk kanë të bëjnë me qëllimet e tyre kur flitet për proces zgjedhor dhe gjërat rrëshqasin në cështje personale drejtuar një subjekti ose votuesve të tyre informon ts.

Rasti i fundit vjen nga Gjyla Çeliku duke ofenduar nënat shqiptare me shami derisa po komentonte përmes rrjetit social Facebook zhvillimet e procesit zgjedhorë.

Çeliku ne këtë rast ka shkruar se për vedhje janë ekspertë sa që edhe fëmijët e djepit krenohen se si qenkan veshur nga 3 herë nënat e tyre, si janë maskuar me shami dhe si janë ngjyrosur për bukuri, shembull fort i keq në politikë.

Çeliku njihet si një “analiste e pavarur” e afërt e koalicionit ASH AAA dhe këto komente duket se i ka bërë nga zhgënjimi i rezultateve të zgjedhjeve të fundit Parlamentare më 15 Korrik ku BDI me mbi 100 mijë vota mposhti bindshëm gjitha partitë politike shqiptare me një diferencë të madhe prej mijëra votash më shumë të cilat Çeliku i quan vjedhje.ts