Një gjykatës federal në Amerikë, mbrëmë ka vendosur se ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Donalld Mekgan, doemos të paraqitet në ftesën e Dhomës përfaqësuese, për rrëfimin e tij në hetimet për impiçment të presidentit të Amerikës, Donalld Tramp.

Mekgan është dëshmitar kyç në hetimet për impiçment të filluara nga demokratët për shkak të kushtit, të cilën Tramp e vendosi këtë verë deri te kreu i Ukrainës, për të filluar hetime për rivalin e tij politik në këmbim të ndihmës ushtarake për atë vend.

Gjykatësi, Ketanxhi Braun Xhekson, nga Gjykata e Qarkut Kolumbia, tha se presidenti “nuk ka fuqi”, ta lirojë nga dëshmia këshilltarin Mekgan apo cilindo nga përfaqësuesit aktualë apo më të hershëm të Shtëpisë së Bardhë.

Në fjalën e tij përfundimtare, gjykatësja i citoi themeluesit e SHBA-së, Xhejm Medison dhe Aleksandar Hamilton, si dhe diplomatin francez Aleksis de Tokvis, për t’i sqaruar limitet e fuqisë së presidentit.

“Thënë shkurt, mësimi kryesor nga 250 vitet e kaluara të historisë amerikane është se presidentët nuk janë mbretër”, tha gjykatësja Braun Xhekson.

Administrata e presidentit Tramp, planifikon ta ankimoj aktgjykimin. Ndërkohë, avokati i këshilltarit Mekgan, tha se klienti i tij do t’i përmbahet ftesës së Shomës përfaqësuese.

Në mesin e të tjerëve të cilët nuk u përgjigjën në thirrjen e demokratëve për të rrëfyer, janë edhe sekretari shtetëror Majk Pompeo, ish-këshilltari për Siguri kombëtare Xhon Bollton dhe ushtruesi i detyrës Shef i zyrës së Shtëpisë së Bardhë, Mik Molluejni.

Demokratët nuk fillojnë procedura gjyqësore për t’i shtyrë edhe ata funksionarë të rëndësishëm për të dëshmuar, për shkak të mosdëshirës për të mos humbur kohë në procese gjyqësore, si në rastin e Mekgan, lëndë kjo e cila zvarritet me muaj.

Në prill të këtij viti, demokratët, kërkuan që ai të rrëfehet në kuadër të hetimeve për prokurorin special, Robert Maler, për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Por, ai refuzonte me arsye se nuk ka leje nga presidenti.