Sot në mesditë ka ndodhur një incident afër Sheshit Skënderbeu në Shkup. Burime policore të Gazetës Lajm thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta te parkingu përballë QT Mavrovasja, në drejtim të Çarshisë së Shkupit.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për gazetën tonë se një i ri ka shtënë me revole ndaj një pjesëtari të Policisë për Intervenim të Shpejtë (ish Alfa), i cili poashtu ka folur shqip.

Për fat të mirë nuk ka të plagosur e as viktima. Sulmuesi është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në stacion policor.