MIA PORTAL

Gjendja e rrugëve

Shkup, 24 nëntor 2019 (MIA) – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Në rrugën magjistrale Strumicë – Dabile në vijim është kryerja e hetimeve gjeodezike dhe gjeomekanike, të cilat do të vazhdojnë edhe më 25.11 dhe 26.11.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15.11.2019 fillon obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete. ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2020.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të  lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në magjistralen A2 Kërçovë – Ohër (nga kryqëzimi nga Preseka deri në f.Pecoçan) nga data  02.11.2019 për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore (asfaltim) komunikacioni do të zhvillohet me devijime (kalimi nga njëra korsi në tjetrën) për të cilat do të vendosen shenjat e duhura të komunikacionit. Punimet do të zhvillohen 10 ditët e ardhshme.

Në rrugën magjistrale A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë, për shkak të ndriçimit dhe sinjalizimit në tunelet Demir Kapi 1 dhe Demir Kapi 2, do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit. Shenjat e komunikacionit për regjim të ndryshuar janë vendosur prej datës 17.10.2019, ndërsa kjo bëhet në afat prej 3 muajve.

Prej 09.10.2019  (e mërkurë) në drejtimin rajonal P2239 në aksin f. Brodec – f. Tanushë, në periudhën prej 08:00 – 17:00 kryhen punë ndërtimore në rrugë (asfaltim) dhe komunikacioni do të jetë me ndërprerje të përkohshme. Luten pjesëmarrësit në komunikacion për durim dhe kujdes të skajshëm në këtë aks rrugor, deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

Më 08.10.2019 filluan aktivitetet ndërtimore për përmirësimin e pikës së zezë në rrugën rajonale P1306, Konjare e Vogël, aksi Peilep – Krushevë – Slladuevë, në kohëzgjatje prej 30 ditëve, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit në komunikacion.

Viadukt trejd – SHPKNJP njofton se prej 04.10.2019 do të fillojë me kryerjen e aktiviteteve ndërtimore gjatë rehabilitimit të rrugës magjistrale A2, aksi Gostivar – Kërçovë në shtrirje prej pikës pagesore Gostivar deri në urën afër f. Zdunje në kohëzgjatje prej 60 ditëve, për çka do të ketë regjim të ndryshim të regjimit të komunikacionit.

Në rrugën rajonale P-2249 (“Mellniçki Most”- Qendra e Zhupës) aksi Breshtan – Zhitinan prej 02.10.2019 për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore (asfaltim) komunikacioni kohë pas kohe (prej 20 deri në 30 minuta) do të jetë në ndërprerje. Punët do të zhvillohen prej orës 09:00 deri në orën 17:00. Në vendin ku do të zhvillohen punimet ndërtimore do të vendosen shenjat e duhura të komunikacionit.

Prej datës 17.09.2019 Fabrika Karposh – SHA Shkup njofton se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në magjistralen A3, aksi Prilep – Manastir në  ZZHTI Prilep do të bëhet riorientimi i komunikacionit në rrugën rajonale në kohëzgjatje  prej tre muajve.

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtim të sistemit elektronik për pagesë të stacionin pagesor Demir Kapi në periudhën 03.09.2019 deri më 02.03.2020 në rrugën magjistrale A1 aksi Negotinë – Gjevgjeli, stacioni pagesor Demir Kapi, qarkullimi do të zhvillohet konform Miratimit për regjim të përkohshëm të qarkullimit nr.11-rr.128/4 deri më 03.09.2019 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strabag AG njofton se kryen aktivitete ndërtimore në rrugën ekspres A4 pjesa Shtip – Radovish. Rekomandohet që shoferët të vozitin me kujdes në këtë pjesë dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.

Nga 19.06.2019 kryhen aktivitete ndërtimore për vendosjen e ndriçimit elektronik në udhëkryq Drugovë, në rrugën magjistrale A2 , aksin Kërçovë-Ohër, për të cilat ka ndryshim të regjimit të komunikacionit, në kohëzgjatje prej 6 muajve.

Viadukt trejd njofton se nga 22.05.2019 kryhen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A3, pjesa Veles – Shtip, gjatë vendosjes së ndriçimit elektrik Ovçe Pole në kohëzgjatje prej 6 muajve, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

VK Ilinden-Strugë njofton se nga 12.04.2019 për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.

Eskavatori MK njoftojnë se për shkak të rehabilitimit të rrugës rajonale P1204, aksi Kumanovë – Sveti Nikole L=32 km prej 28.03.2019 ka regjim të përkohshëm të komunikacionit.

Prej 21.03.2019 (e enjte) në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

Strabak kryen rikonstruim të plotë në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit që do të zgjasë deri në fund të vitit 2019.