Ballina MAGAZINA Genta Ismajli pozon pranë skulpturës së Albert Ajnshtajnit: Njerëzit e dobët hakmerren,...

Genta Ismajli pozon pranë skulpturës së Albert Ajnshtajnit: Njerëzit e dobët hakmerren, ata inteligjentë injorojnë

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme dhe aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja nga Gjilani ka pasur rastin që në një prej muzeumeve që ka vizituar së fundmit, të fotografohet pranë skulpturës së fizikantit të njohur, Albert Ajnshtajn.

E veshur me fustan të kuq dhe atlete, këngëtarja dukej mjaft në formë teksa fotografohej në atë që dukej si ambient studimi.

“Njerëzit e dobët hakmerren, njerëzit e fortë falin, njerëzit inteligjentë injorojnë”, shkroi këngëtarja Ismajli në mbishkrimin e kësaj fotografie në Instagram.

Përndryshe, ajo ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private, që kur bëri publike lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.