Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk e mohon se disa elementë kriminal lëvizin me makina të blinduar me dijeni të policisë.

Klodiana Lala, gjatë përballjes me të në Real Story, tha se ka informacione të sakta se disa elementë kriminalë lëvizin me lejen e policisë me makina të blinduara në Durrës, ndërsa ministri Lleshaj tha se nuk mund ta përgënjeshtrojë këtë gjë.

Për Lleshajn këto persona përfitojnë nga hapësirat ligjore dhe se kjo do të shmanget pikërisht me ligjin e ri anti-KÇK.

“Kam informacione se elementë kriminal lëvizin me makina të blinduara me leje dhe dijeni të policisë. Kjo gjë ndodh në Durrës, mund të jap dhe emra”, ishte pyetje e Lalës.

“Nuk e përgënjeshtroj që ka elementë kriminalë që lëvizin me makina te blinduara dhe që përdorin hapësira ligjore për të përfituar. Janë këto boshllëqe që do plotësojë paketa anti-KÇK”, tha Lleshaj.