Gazetari i njohur shqiptar, Furkan Saliu në rrjetin social Facebook ka postuar një video me protagonist,

Zëvendëskryeministrin nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani. Osmani shihet se si në një event për 28 Nëntorin, pasi e pin cigaren, të njëjtën e shkund dhe e hedh poshtë, përcjell in7.

Saliu ka thumbuar Osmanin duke ironizuar me sjelljen e tij.

“Sjellja ‘EVROPIANE’ e Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani”, ka shkruar Furkan Saliu, mbi videon në fjalë.