Turneu tradicional në futsall “Juventus Serava” bashkoi sërish të rinjtë e vendit dhe adhuruesit e sportit duke përcjellur fuqishëm porosinë e fuqishme se sporti është vlerë e mirëqenies shoqërore.

Në ndeshjet e sotme finale përgëzova ekipet pjesëmarrëse për spektaklin që dhuruan përmes lojës korrekte e profesionale. Komuna e Çairit do të vazhdojë të përkrahë iniciativat e këtilla organizative që e dëshmojnë imazhin e Çairit si vend i krenarisë sportive.