“Bashkë me shefin e sektorit të urbanizmit, dhe bashkëpunëtorë tjerë, vëzhguam prej së afërmi punimet të cilat po zhvillohen në rrugën e Plastikave. Poashtu shfrytëzuam rastin për t’i informuar pronarët e dyqaneve të cilat gravitojnë në këtë pjesë dhe realizojnë aktivietete tregtare në lidhje me kohën, zhvillimin dhe mënyrën e realizimit të punimeve. Kështu duke menjanuar çdo hapësirë keq-informimi.

Së shpejti fillon, ndërtimi i trotuareve për të vijuar pastaj me punimet tjera që përfshinë në tërësi projekti i dedikuar rrugës së Plastikave. Ngelemi të përkushtuar që çdo projekt i cili ka filluar të rrumbullaksohet në kohën dhe mënyrën e duhur.” – thotë Ganiu

Për më shumë ndiq linkun: