Nuk ka gje me te mire se sa bashkimi i mendimeve mes miqve te sinqerte! Si gjithmone bashk, edhe kesaj here kryetari i Ansamblit Ibe Palikuqi, Kenan Jahja, se bashku me drejtorin e festivalit Folk Fest, Vebi Amza, sot zhvilluan nje takim me kryetarin e Komunes se Çairit, z. Visar Ganiun, ku paten mundesine te diskutojne rreth nevojave dhe realizueshmerise se planeve qe kane keto dy shtylla kulturore.

I falemnderohemi nga zemra kryetarit Ganiu i cili po kryen nje pune te palodhshme, dhe me shume perkushtim po e kryen misionin e tij, si dhe nje falemnderim edhe me te madh per fjalet motivuese dhe transparencen e tij qe asnjehere nuk mungon. Faleminderit Visar qe gjithmone na jep shpresa per ardhmerine tone.
Ketij takim gjithashtu iu bashkangjiten edhe Metush Axhami, Alena Amza dhe Blerina Halimi, anetare te vjeter e besnik te Ibes si dhe njekohesisht anetare te keshillit organizativ te festivalit Folk Fest.