Kryetari i Komunës seë Çairit Visar Ganiu njoftoi se në SH.F.’Adem Jashari’ kanë përfunduar punimet e riparimit të kulmit të objektit.

‘Gjatë gjithë kësaj periudhe edhe pse të vështirë për të gjithë ne, mendjen dhe shpirtin nuk mund ti largojmë nga vatrat e diturisë dhe nga misioni i përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës shkollore.Me shumë vullnet vazhduam punën dhe arritëm të bëjmë riparimin e tërësishëm të kulmit të shkollës fillore “Adem Jashari” që rikthimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në foletë e dijes ta përjetojmë si triumf të përparimit- thpë Ganiu.