Mjetet e parapara për zbukurimin e komunës me rastin e festave të fundvitit, alokohen për qëllim humanitarë!

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga mbledhja e realizuar sot me kabinetin dhe bashkëpunëtorët e tij, propozoi alokimin e mjeteve të cilat janë të parapara për zbukurimin e komunës me rastin e festave të fundvitit ti dedikojë për një qëllim human.

Së shpejti, Këshillit të Komunës do ti propozohet, që mjetet e parapara ti alokohen blerjes së një makine auto-ambulancë e cila do ti dhurohet Poliklinikës “Bit Pazar”, me çka do të kontribuohet edhe në luftën ndaj vurusit COVID-19! – ka njoftuar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit