Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në zyren e tij ka mirëpritur mysafirët nga Tirana, nënkryetaren e Bashkësisë së Tiranës, Anuela Ristani, drejtoreshën e Unionit të Bashkove Shqiptare, Andriola Kambo si dhe ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Rekën

Kjo vizitë është realizuar në shënimin e projektit “Eja në shtëpinë tënde – Tirana vjen tek ti”.

“Dita ime sot filloi me pritjen e mysafirëve shumë të nderuar nga Tirana, ku si pjesë e delegacionit ishin edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anuela Ristani dhe drejtoresha e Unionit të Bashkive Shqiptare, znj.Andriola Kambo si dhe miku ynë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Fatos Reka.

Kënaqësi e veçantë, sot ti kemi në Çairin tonë bashkë me Muzeun Lëvizës, si pjesë e projektit Eja në shtëpinë tënde-Tirana vjen tek Ti!

Le te shijojmë bashkë, pasuritë kulturore e trashëgimore të Tiranës për 100 vite, që sjell ky Muze, gjatë tërë ditës sot”, thuhet në njoftimin e komunës së Çairit.