Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu , me rastin e 108 vjetorit të datës historike të çlirimit të Shkupit, thotë se janë veprat e sakrificës në shërbim të kauzës së drejtë të dinjitetit kombëtar ato që i japin madhështinë ditëve dhe frymëzim jetës.

“Me nderime të mëdha edhe në këtë 108 vjetor të datës historike të çlirimit të Shkupit, bashkë me z. Mehmet Prishtinën si përfaqësues i familjeve të krenarisë sonë kombëtare – Prishtina, Boletini, Seferi, Deliaj dhe Qemali, drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve z. Skender Asani dhe përfaqësues të Komunës së Sarajit vendosëm bashkë lulet e kujtimit para përmendoreve të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, si dhe tek pllaka përkujtimore e Mursel Ahmet Delisë në Shkup duke dhënë mesazhin e përjetësisë së amanetit të tyre në mesin tonë.Lavdi veprës së tyre në shërbim të atdheut!” – thotë Ganiu